Hasimja: Amerikanët kishin më shumë besim te Trump, Harris u penalizua për mënyrën se si u ngjiz fushata

Donald Trump është Presidenti i 47 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmoi dhe kundërshtarja e tij në zgjedhjet presidenciale, kandidatja demokrate Kamala Harris e cila i telefonoi fituesit të zgjedhjeve presidenciale amerikane, për ta uruar për fitoren e tij.

Zëvendëspresidentja në detyrë, e cila me këtë telefonatë njeh humbjen e saj, diskutoi me presidentin e ardhshëm rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe mësohet se i kërkoi Trumpit të ishte presidenti i të gjithë amerikanëve.

Por çfarë ndodhi në zgjedhjet presidenciale, dhe pse demokratët humbën thellë?

Politologu Ermal Hasimja i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi shkaqet e këtij rezultati, por edhe çfarë pritet të ndryshojë në politikën globale nga ky rikthim i bujshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo ndodhi edhe në zgjedhjet kur Trump u përball me Hillary Clinton, ku rezultati ndryshoi në ditën e fundit. Por gjithashtu, kemi të bëjmë edhe me faktin se njerëzit ngurojnë të deklarojnë votën e tyre kur bëhen sondazhe.

Pjesa tjetër është dhe çështja e mobilizimit, ku mbështetësit e Trump kanë qenë më të motivuar për të votuar. Harris u penalizua për mënyrën se si u ngjiz fushata e saj elektorale.

Biden krijoi një mini-përçarje në Partinë Demokratike me mos tërheqjen e tij, por që më pas u tërhoq. Por të gjitha këto bëjnë që mbështetësit të jenë të lëkundur para kësaj situate.

Pjesa tjetër është mosfunksionimi i kandidates në vetvete, pasi nuk ishte kandidatja më e mirë e mundshme e demokratëve, por ishte në pozicionin ku nuk mund të shmangej.

Kështu që ishte një zgjedhje e detyruar e Partisë Demokratike për të caktuar Kamala Harrisin si pasuese e Jor Biden.

Trump ka koherencë në gjërat bazike kur flet për emigrantët dhe tek çështja e ekonomisë, ndërsa argumenti i Harrisit se Trump ishte kërcënim për demokracinë nuk ngjiti shumë.

Po ashtu, raporti që krijoi me elektoratin femëror dhe me atë të latino-amerikanëve, duke u treguar më tolerante me emigrantët e rinj. Ndaj nuk mori votat e duhura, dhe mesa duket asgjë nuk funksionoi për ta arritur votën maksimale të grave në Amerikë në favorin e saj”, theksoi ndër të tjera Ermal Hasimja.

EMISIONET