Hasani, takime produktive që forcojnë marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajit mars

Hasani, takime produktive që forcojnë marrëdhëniet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë muajit mars pati takime produktive që forcojnë marrëdhëniet dypalëshe e që rrisin vëmendjen në Akademinë Diplomatike dhe diplomacinë ekonomike.

Ministri Hasani mori pjesë në Forumin e Antalias, ku theksoi se, “Bashkimi Evropian nuk mund t’i shmanget zgjidhjeve të vështira”. Për shqiptarët në rajon, Hasani u shpreh se, nisma e MEPJ fillon me bursat për Luginën e Preshevës.

“30 studentë nga Lugina e Preshevës do të kenë çdo vit mundësinë të kryejnë studimet universitare në Shqipëri duke përfituar bursa studimi dhe akomodimi falas”, tha Hasani.

Gjatë muajit mars, Hasani zhvilloi edhe një vizitë zyrtare në Hungari. Në këtë vizitë ai u shpreh besimplotë në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, Hasani mori pjesë edhe në Forumin e Biznesit në Spanjë, ku theksoi se Shqipëria ka potencial zhvillimi ekonomik për të gjithë Mesdheun.

Gjatë këtij muaji ministri Hasani u prit në një audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku. Hasani u shpreh se, vendi ynë është i palëkundur në promovimin e harmonisë dhe tolerancës fetare.

EMISIONET