Golemi me një tjetër mandat në Gjirokastër: Vijojmë me investimet në infrastrukturë dhe turizëm

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi në një intervistë për Ora News deklaroi se puna do të vazhdojë në këtë bashki për të përmirësuar infrastrukturën dhe duke i dhënë më tepër rëndësi turizmit.

Flamur Golemi: Investime që kanë përfunduar dhe të tjera që janë aktualisht duke u punuar në Gjirokastër. Pas përfundimit të restaurimit të pazarit, po përfundon Bajpasi. Ka përfunduar faza e parë e parkimit nëntokësor të sheshit të Çerçizit.

Ndërkohë jemi aktualisht duke punuar te Pallati i sportit, Kinemaja e qytetit, terminali i qytetit dhe investime të tjera të cilat i ofrojnë një shërim më të mirë dhe biznesit e qytetarëve duke e bërë industrinë një motor të zhvillimit ekonomik.

Golemi me një tjetër mandat në Gjirokastër: Vijojmë me
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi

EMISIONET