“Goditja e Berishës ngjarje makabre”, Dedaj: Protesta nuk prodhoi mesazhin që donin liderat e opozitës

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në protestën e organizuar nga opozita, ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Gent Shehu 31 vjeç goditi me grusht liderin historik të PD.

Kryeredaktori i gazetës Liberale Reldar Dedaj në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora e konsideroi këtë si një nga ngjarjet më të shëmtuara të dekadave të fundit.

Gjithashtu ai u shpreh se kjo ngjarje bëri që protesta të mos prodhojë mesazhin që donte Berisha e Meta.

Reldar Dedaj: Kjo është një ngjarje që prodhoi një shëmti të madhe në politikën shqiptare. Provokoi një nga ngjarjet më të shëmtuara të dekadave të fundit që nuk mund të justifikohet në mënyrë kategorike. Gjuha e rënduar politike prej disa kohësh provokoi dhe këtë ngjarje që na nxori në të gjithë opinionin publik botëror si një shtet me probleme. Kjo ngjarje nuk hyri si një protestë e opozitës shqiptare por një ngjarje kronike. Protesta nuk prodhoi mesazhin që donte Berisha dhe Meta. Goditja e liderit të opozitës e nxjerr në pah regjimin.

“Berisha arriti ta menaxhojë në mënyrë perfekte ngjarjen duke mos krijuar trazira, probleme. Pritej nga Berisha se është një politikan me karrierë të madhe. Partitë Popullore Europiane nuk e njohin zotin Berisha si kryetar të PD dhe kjo protestë në praninë e medieve ishte për të synuar njohjen nga liderat evropian. Ajo që prodhoi agresori është ngjarje makabër e duhet dënuar."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET