Gjykata e Posaçme dënon Jorgo Goron me 2 vite e 20 ditë burg, konfiskohet edhe prona e strategjikut Artan Gaçi

Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himërës akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode dhe mos deklarim pasurie.

Dënimi zbret në 2 vite e 20 ditë për shkak të gjykimit të shkurtuar teksa konfiskohet edhe mbi 10 mijë m2 tokë që përfitoi Artan Gaçi, ku do të ndërtonte me statusin e investitorit strategjik.

Goros i hiqet e drejta që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Prona në fjalë që ishte nën sekuestro deri më tani u vendos të konfiskohej ndërsa apartamenti që iu sekuestrua Goros në Tiranë, iu kthye biznesmenit Gentjan Sula.

Ndërkohë togat e zeza dënuan Vezir Gjikokajn me 2 vite burg që i zbret në 1 vit e 4 muaj dhe me 3 vite Jerasimo Basho që u zbret në 2 vite burgim.

Prokuroria e posaçme kishte kërkuar dënimin me tre vite burg për ish kryetarin e bashkisë së Himarës. Gjatë hetimeve prokuroria zbuloi se një sipërfaqe prej rreth 5 mijë m2 tokë në Gjilekë të Dhërmi ishte regjistruar me dokumente të falsifikuara, ndërsa një tjetër ngjitur iu zhvendos harta kadastrale.

Sipërfaqet pas regjistrimit në emër të Stavri Mëhillit u blenë nga një kompani që do të ndërtonte resort. Faktet zbuluan se pas saj qëndronte artan gaçi, ish deputet dhe bashkëshorti i ish ministres Olta Xhaçka.

Jorgo Goro akuzohet për një tjetër dosje po për shpërdorim detyre lidhur me abuzimet me tokat, këtë herë në zonën e Livadheve, ku përfitues ishte ish-kryebashkiaku i komanduar Arqile Bollano.

Çështja në fjalë ndodhet në seancë paraprake ku ende nuk është vendosur për kalimin ose jo në gjykim të dosjes

Gjykata e Posaçme dënon Jorgo Goron me 2 vite e 20 ditë burg,

EMISIONET