GJKKO nuk mund të përgënjeshtrojë kërcënimet e Veliajt

GJKKO ka dalë me një deklaratë pas qëndrimeve publike të bëra nga Belind Këlliçi, në lidhje me silurat që lëshon kryeministri Rama apo kërcënimet që ka bërë publikisht dhe talljet e Erion Veliajt për ta çuar çështjen e tij në situacion brekësh, kur në fakt është një çështje korrupsioni, parash të marra nëpërmjet firmës së tij, nëpërmjet OJF-ve të ndryshme dhe të afërmve të bashkëshortes së tij apo shoqërive të tjera, që në fund përfundonin te xhepat e Ajola Xoxës.

GJKKO ka thënë se nuk ka patur kërcënime ndaj Ilirjana Olldashit. Në fakt, deklarata e Belind Këlliçit ishte e drejtpërdrejtë, duke thënë se ka indicie dhe përtej indicieve, GJKKO nuk mund të përgënjeshtrojë dot Edi Ramën.

Mjafton që zëdhënësi i GJKKO-së, apo trupa gjykuese të shohë deklarimet e kryeministrit Rama ditën e hënë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku gjuha shkon ku dhemb dhëmbi.
Ka folur dhe për Gjykatën e Apelit. Kush nuk e ka parë, le ta shohë.

Së dyti, prej ditësh Erion Veliaj hedh e përcjell mesazhe denigruese, fyese dhe akuza ndaj prokurorit Olsi Dado, duke kërkuar që ai të tërhiqet nga kjo çështje, për ta rrëzuar në fakt, thelbin e këtij hetimi.

Por, Erion Veliaj ka frikë të përmendë edhe Altin Dumanin, ka frikë të përmendë dhe Erjon Banin, por gjithë qëndrimet që mban Erion Veliaj, të gjitha deklarimet e Edi Ramës pasohen nga një grup ish-prokurorësh të larguar, zyrtarësh, politikanësh, avokatësh pa licensë, njerëz të paguar nga Erion Veliaj dhe Edi Rama, ushtarë të bindur të Rilindjes, të cilët dalin nëpër media dhe sërish hedhin akuza ndaj Ols Dados.

E të gjitha këto silura që hidhen nga Rama, nga Veliaj dhe nga ushtria e tyre, nuk janë thjesht për Ols Dadon, por janë silura që i drejtohen Ilirjana Olldashit. Dhe në rast se zyrtarët e GJKKO-së nuk e dinë, le ta mësojnë.

Në tryeza politike flitet se Erion Veliaj mund të dalë në apel, pasi diçka aty është zgjidhur. Deklarime këto tavolinash politike, të banaqeve të Tiranës, por në fakt, po artikulojnë shumë e më shumë në kryeqytet.

Ndaj edhe GJKKO, përtej një përgënjeshtrimi, se Ilirjana Olldashi nuk është kërcënuar, bën mirë t’i shikojë deklarimet e kryeministrit, të kryebashkiakut, të ushtarëve të tyre, që lëshojnë silura pa ndalim, kundër kolegëve që ata kanë, kundër gjyqtarëve të shkallës së I-rë në GJKKO, kundër prokurorëve të çështjes, për të kuptuar se mesazhet nuk janë për ata. Por mesazhet janë për apelin, ku shpresojnë që të lirojnë Erion Veliajn./CNA.al

EMISIONET