Gjendet gjuha PS-PD për Komisionin në Shëndetësi, mbledhja e radhës ditën e martë
Mazhoranca dhe opozita duket se kanë gjetur zgjidhjen për të vijuar komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Të martën është lajmëruar mbledhja e radhës ku në axhendë parashikohet votimi i procesverbalit të mbledhjes së 2 prillit dhe më tej edhe miratimi I kërkesave për informacion
15 anëtarët kanë mundur deri më tani të zhvillojnë vetëm takimin e parë, por mazhoranca bojkotoi pasi kryetarja e komisioni Albana Vokshi kërkonte nisjen e kërkesave për informacion pa marrë më parë mendimin e katër ekspertëve.
Opozita tentoi në datën 5 dhe 9 të zhvillonte mbledhje, por pa arritur numrin e duhur të pjesëmarrësve.
Por mësohet se tashmë është gjetur edhe rruga e zgjidhjes duke lejuar në këtë mënyrë zhvillimin e seancës.
Sipas vendimit të parlamentit komisioni ka afat katër muaj për të paraqitur raportin për koncesionin e check up-it dhe sterilizimit.