Dy PD në zgjedhje/ Gazment Bardhi dorëzon listën e anëtarëve në KQZ
Demokratët e zyrtarizuan se do të shkojnë të ndarë dhe se veç Edi Ramës do të garojnë edhe mes njëri tjetrit më 14 Maj.
Pas grupimit të Sali Berishës edhe grupimi I Enkelejd Alibeajt dorëzoi në KQZ listën e plotë të istën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore.
Sic bëhet e ditur, dokumentet u dorëzuan nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.
Mbështetësit e Sali Berishës ndërkohë I dorëzoi të premten në KQZ, emrat e përzgjedhur për anëtarë të KZAZ.
Përmes procesit të primareve, grupimi I ashtuquajtir I Rithemelimi të Partisë Demokratike dhe partive aleate opozitare ka përzgjedhur dhe do të nxjerrë kandidatë në 61 bashkitë e vendit në zgjedhjet e 14 Majit.
Deri më tani janë në të paktën 11 bashki në të cilët të dy grupimet brenda PD kanë bërë publike kandidatët e tyre.
Të shtunën, grupimi I Alibeaj ka njoftuar se ka përzgjedhur edhe 2 kandidatet në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Patosit, ku në garë do të jenë dy zonja.
Bashkitë e tjera ku dy grupimet e PD do të Jenë përballë njëra-tjetrës, nëse nuk arrijnë një kompromis janë: Mallakastra, Kruja, Lezha, Mirdita, Kurbini, Kamza, Dimali, Kuçova dhe Librazhdi.