Maho: Gazetarët nuk i mbron kush! Krimi është inteligjent, sulmon aty ku e di që nuk hetohet

Gazetari Armand Maho thotë se gazetarët në Shqipëri janë një kategori që nuk i mbron njeri.

I ftuar në "Ora e Betit" ai tha se krimi është inteligjent dhe sulmon aty ku e di që nuk do hetohet kurrë.

Maho: Krimi është inteligjent, sulmon aty ku e di që nuk do hetohet kurrë. Për krimet ndaj gazetarëve nuk do hetohet kurrë. Kështu ka treguar në gjuhë publike.Kur dolën dosjet e Dibrës dhe Shijakut Rama akuzoi median se PS e inkriminuat ju. Përgjimet i kishte nxjerrë BILD dhe fajin e kishim ne që i kishim publikuar. Personazhet e dosjes dolën ashtu si ishin por faji u mbeti mediave se inkriminuan njerëzit e kryeministrit. Ndërkohë përgjimet ishin të prokurorisë.Në këtë vend gazetarët, referuar gjuhës së Ramës, janë një kategori që nuk i mbron kush.

EMISIONET