Gati investimi për pistën e re të atletikës në Universitetin e Sporteve, Manastirliu: Mbështesim sportistët
Punimet për pistën e re te atletikes me 4 korsi ne Universitetin e sporteve do te nisin brenda këtij viti, dhe do të jete gati në 2025.
Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu gjate vizitës në Universitetin e Sporteve tha se ky është projekti i pare qe ministria financon, i cili synon mbështetjen e sportisteve.
Me tej Manastirliu pa nga afër edhe një tjetër investim ne laboratorin e Fizioterapisë, nga ku u shpreh se kjo do te shërbejë jo vetëm për studentet por edhe komunitetit sportiv.
Ne përfundim Ministria shtoi se investimet ne infrastrukturën ne ndërtimin e palestrave apo terreneve sportive mbetet prioritet i qeverise.
Ndërsa shtoi se lëvizja sportive ne shkolla do te zgjerohet edhe me sporte te tjera jo vetëm me atë te volejbollit dhe basketbollit.