Gara për kryeinspektor, Manja: Transparencë dhe meritokraci në gradime

Gara për kryeinspektor, Manja: Transparencë dhe meritokraci në

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi sot vendosjen e një standardi të ri për gradimet në Policinë e Burgjeve, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe meritokracisë.

Manja ndau në rrjetet sociale foto nga konkursi i zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 673 punonjës policie të gradës inspektor, për 353 grada kryeinspektor. Manja tha se ky ësht një hap i rëndësishëm drejt rritjes së profesionalizmit dhe meritës në këtë sektor

“Transparencë dhe meritokraci në gradime – ky është standardi që vendosëm sot në Pallatin e Kongreseve, ku skantroni vendos! Një standard që e kthen përfundimisht në sistem karriere punën në Policinë e Burgjeve!” u shpreh Manja.

EMISIONET