FOTO/ Të fortët e pushtetit - Djali i mikut të Veliajt, kryetar i njësisë bashkiake, dh*non pa shkak policin e "Shqiponjave"
Një ngjarje e rëndë është shënuar të shtunën e 18 janarit në Tiranë.
Sindi Allushi djali i Saimir Allushit kryetar i njësisë administrative 12 i emëruar nga Erion Veliaj ka dhunuar një efektiv të forcave Shqiponja. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’, ne Tirane.
Efektivi i Shqiponjave para disa kohësh e kishte ndaluar djalin e Saimir Allushit dhe e kishte shoqëruar në polici për akuzën e ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’. Por më pas ai është liruar.
Teksa të shtunën e ka hasur rastësisht në rrugën ‘Siri Kodra’, efektivin e Shqiponjave djali i Saimir Allushit e ka dhunuar si shenjë hakmarrje ndaj efektivit pse e kishte ndaluar dhe shoqëruar kohë më parë.
Ngjarja deri më tani është e mbajtur e fshehtë nga Policia e Tiranës dhe në grupin e mediave nuk është nisur asnjë lajmërim për të informuar publikun për këtë ngjarje të rëndë. /Syri.tv
