FOTO/ Ironia - “Harabeli” i Ajola Xoxës edhe tek ish-Kampi i internimit politik në Tepelenë i kthyer në muze

FOTO/ Ironia - “Harabeli” i Ajola Xoxës edhe tek ish-Kampi i

Vilat, luksi dhe pasuritë e Erion Veliajt duken si tallje për qytetarët e ndershëm, për të varfërit dhe të papunët.

Dëbimet me forcë jo vetëm nga banesat e tyre, por mundësisht nga vendi fare, përndjekje e të pastrehëve dhe shitësve ambulantë kudo në rrugët e qytetit, një qytet pa ujë dhe shkolla me dy turne, kjo është Tirana tjetër e Erion Veliajt, një qytet në krizë të gjithanshme, që pakkush beson sot se do mund të rregullohet një ditë.

E ndërsa problemet dhe dramat e shkaktuara në familjet e kryeqytetit, për kurimin e imazhit të tij kujdesej më së miri bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, përmes shoqërive të artit kontemporan që ajo kishte krijuar dhe që shërbenin në fakt, sipas dosjes qindra faqëshe të GJKKO-së, për mbulimin dhe pastrimin e parave të pista që ccifti në fjalë përvetësonin përmes korrupsionit.

FOTO/ Ironia - “Harabeli” i Ajola Xoxës edhe tek ish-Kampi i

Bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës është paguar edhe nga qeveria, konkretisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për organizimin dhe kurimin e aktiviteve jo të pakta që ata organizonin.

FOTO/ Ironia - “Harabeli” i Ajola Xoxës edhe tek ish-Kampi i

Por përtej kësaj ironiza qëndron edhe në një fakt tjetër, që qendra “Harabel” është kujdesur edhe për ish-të përndjekurit politik të sistemit komunist.

Një gjë e tillë faktohet nga organizimi i aktivitetit “Dita Muze/Memorial Tepelenë”, ku ish-Kampi i internimit në Tepelenë po shndërrohej në një skenë nderimi për të martirizuarit e diktaturës, pasi ai ishte përzgjedhur nga ‎Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,dhe pikërisht me 23 gusht në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare të jetë Dita Muze-Memorial Tepelenë”.

FOTO/ Ironia - “Harabeli” i Ajola Xoxës edhe tek ish-Kampi i

Konkretisht bëhet fjalë për një aktivitet të mbajtur më 23 gusht 2018, ditën kur Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, “në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës, HARABEL dhe MEMO, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, me mbështetjen e PNUD Shqipëri, Qeverisë së Italisë, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE, në kuadër të memories organizoi Ditën Muze/Memorial Tepelenë”, njoftonte në atë kohë institucioni i drejtuar nga Gentiana Sula.

FOTO/ Ironia - “Harabeli” i Ajola Xoxës edhe tek ish-Kampi i

Kjo e fundit është vënë në akuzë jo pak herë nga përfaqësues të politikës shqiptare për dokumente  të dhëna për publikun si me porosi sa herë që mazhoranca kërkonte “kokën” e armikut të radhës, ku rasti që shkaktoi bujë të madhe ishte i ish-Presidentit Ilir Meta, sot edhe ai në gjendje arresti në burg që prej tetorit të vitit të kaluar.

Si funksiononte skema e korrupsionit?

Veliaj e nisi karrierën në vitet 2000 si drejtues i Lëvizjes Mjaft – një grup aktivistësh të mbështetur nga fonde të ofruara nga donatorët për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi problemet e shkaktuara nga korrupsioni i perceptuar si i gjithëpërhapur në kohën kur Fatos Nano udhëhiqte qeverinë dhe socialistët.

Nga aktivist kundër korrupsionit, ai bëri kapërcimin në politikë, duke u zgjedhur fillimisht deputet, ministër dhe në vitin 2015, kryebashkiak i Tiranës. Ajola Xoxa është një juriste e specializuar në sektorin e energjisë. Veliaj dhe Xoxa u martuan në vitin 2014 në një dasmë me qindra të ftuar në kështjellën e Gjirokastrës dhe janë prindër të një djali.

Sipas vendimit për masë sigurie, Prokuroria e Posaçme argumenton se ka zbuluar një mekanizëm të organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

Skema e dyshuar korruptive e ngritur nga shtetasit nën hetim, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është realizuar përmes një sërë përfitimesh të parregullta që lidhen me funksionin publik dhe favorizimin e subjekteve të ndryshme në kontrata dhe leje ndërtimi. Kjo skemë është konkretizuar në të paktën nëntë episode kryesore.

SPAK thekson se skema përfshin përveç AGI KONS, edhe kompanitë të tjera si Fusha, Rametal, One, Palushi, Kontakt, Vienna Insurance Group dhe Gerard-A”, të cilat kanë përfituara tenderë dhe leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës, të cilat më pas kanë transferuar fonde ose pasuri tek Ajola Xoxa, familjarët e saj dhe një rrjet individësh e entitetesh të kontrolluara prej saj.

Këto fonde janë transferuar në kompani dhe organizata jofitimprurëse si “Partners Laë,” “Arts Lab,” “Ava Studio,” “Nan Gallery,” “Byl-A,” “Harabel,” “Eventus” dhe “Muza.” Të ardhurat e gjeneruara nga këto subjekte kapin shifrën e rreth 110 milionë lekëve.

Një nga rastet kryesore lidhet me dhënien e përfitimeve nga kompania “Agi Kons” Shpk, përmes përfaqësuesit të saj Gentian Sula, në favor të Veliajt dhe Xoxës. Kjo kompani, gjatë kohës që dhuronte këto fonde, siguroi një kontratë të majme me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës “Qazim Turdiu” me vlerë mbi 362 milionë lekë, si dhe një leje ndërtimi për një kompleks banimi, e nënshkruar nga vetë kryebashkiaku Veliaj. Një tjetër rast përfshin sponsorizime dhe mbulim të shpenzimeve të udhëtimit për Veliajn dhe Xoxën nga kompania “Kontakt” Shpk e Fatmir Bektashit, pikërisht në periudhën kur kjo kompani kërkonte leje ndërtimi për një projekt në Tiranë.

Sipas SPAK, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë ka përfitur në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet OFJ-ve të kontrolluara prej saj, edhe nga fondet e Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Amerikane.

Prokuroria argumenton se kemi të bëjmë me një sistem të organizuar korrupsioni, ku roli kyç i Veliajt ka qenë vendimtar në miratimin e kontratave publike, fondeve apo lejeve të ndërtimit.

Hetimi i SPAK ka zbuluar se shuma e përfituar përmes këtyre praktikave arrin në qindra milionë lekë, ndërsa një pjesë e këtyre fondeve janë përdorur për blerje luksi të realizuara online për një periudhë prej të paktën gjashtë vitesh. Sipas SPAK, Ajola Xoxa ka kryer blerje online në vlerën e 86.7 milionë lekëve për veshje luksoze, produkte kozmetike dhe aksesorë, duke përfshirë fustane, çanta, pallto dhe bizhuteri nga platformat e modës luksoze si Net-a-Porter, Moda Operandi, Smythson.

Vila ‘e fshehur’ në Qerret 

Hetimet dhe verifikimet e pasurive të deklaruara nga Erion Veliaj dhe familjarët e tij, duke përfshirë Ajola Xoxën, Arbër Veliajn, Valbona Xoxën dhe Shqiponjë Veliaj, kanë identifikuar disa pasuri të patundshme në emër të këtyre individëve, duke përfshirë apartamente dhe vila në Tiranë, Kavajë dhe Fier.

Erion Veliaj zotëron një apartament në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë, i blerë në vitin 2013 me një vlerë të deklaruar prej 5,1 milionë lekë, por pa dokumente që provojnë pagesën. Arbër Veliaj rezulton të ketë blerë një truall dhe vilë në Qerret për 164,000 euro, me një pjesë të pagesës të financuar përmes një kredie. Ai gjithashtu disponon dy apartamente në Selitë, të blera në vitin 2022 për një vlerë totale prej 97,407 euro.

Ajola Xoxa ka në pronësi një apartament në “Kodrën e Diellit” në Tiranë, të cilin e ka blerë në vitin 2016 për 88,641 euro, si dhe një apartament tjetër në rrugën “Brigada VIII” për 105,000 euro, të blerë në vitin 2018. Në dokumentet e pronësisë, figuron se Valbona Xoxa ka blerë një apartament në vitin 2016 për 85,232 euro, ndërsa gjithashtu ka përfituar disa pasuri me trashëgimi nga familja.

Hetimet gjithashtu kanë zbuluar një vilë vilë në Marea Resort, Qerret, e cila rezulton të jetë në pronësi të kompanisë ndërtuese Agi Kons, por që dyshohet se është pasuri e fshehur e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Këto dyshime bazohen në pagesat e kryera nga Veliaj për mirëmbajtjen e kësaj prone dhe nga analizat e tabulateve telefonike që tregojnë praninë e tyre të shpeshtë në këtë zonë, si dhe deklaratat e personave të ndryshëm, përfshirë administratorin e resortit, punonjës të familjes Veliaj-Xoxa dhe të ish-shoferit të Ajola Xoxës.

Përveç pasurive të paluajtshme, Xoxa ka një balancë bankare totale prej 618,394 euro, e cila sipas deklarimeve është krijuar nga të ardhurat nga bizneset e saj, qiradhëniet dhe trashëgimia.

SPAK ka zbuluar dhe një apartament në Sky Toëer që përdorej nga Ajola Xoxa me dy dhoma të mbushura me piktura, që sipas dëshmive të një bashkëpunëtorjeje, një pjesë i përkasin bashkëshortes së kryebashkiakut dhe kapin vlera nga 600 euro në 5000 euro secila.

Hetimi i SPAK

Hetimi kundër Veliajt nisi më 19 korrik 2023, pas një denoncimi që aludonte për lidhjet e kryebashkiakut me biznesmenin Gentjan Sula, pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Agi Kons’, e cila ka fituar disa tenderë publikë të rëndësishëm nga Bashkia Tiranë, përfshirë rehabilitimin e Parkut Rinia, ndërtimin e Teatrit të Kombëtar dhe një PPP për ndërtimin e shkollave në kryeqytet.

Nga veprimet paraprake, SPAK ka konstatuar se lidhejt e Veliajt me biznesmenin janë të vjetra dhe se ata kishin udhëtuar së bashku me avion ‘charter’ nga aeroporti i Rinasit që në vitin 2004. Hetimet paraprake gjithashtu kanë tregur se vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, posedon një vilë në Qerret të ndërtuar nga “AGI KONS”, ndërsa bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ka deklaruar një apartament në rezidencën “Kodra e Diellit”, gjithashtu e ndërtuar nga e njëjta kompani.

Pas hetimeve paraprake dhe grumbullimit të provave, më 8 shkurt 2024, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për veprën e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa më 27 dhjetor 2024 hetimi u zgjerua duke përfshirë edhe akuzat për “Korrupsion aktiv”, “Pastrimin e produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurisë”.

Në vijim, më 16 janar 2025, në regjistrin e veprave penale u shtua edhe akuza për “Deklarata të rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, ndërsa më 24 janar 2025 u shtua vepra penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si pjesë e hetimit, SPAK ka dokumentuar një seri të gjatë transaksionesh që tregojnë rrjedhjen e parasë nga bashkia e Tiranës, përmes kompanive kontraktore dhe sponsorizimeve, tek OJF-të dhe kompanitë e kontrolluara nga Ajola Xoxa. Gjithashtu, SPAK ka mbledhur dëshmitë e shumë individëve të cilët punonin dhe figuronin drejtues në këto OFJ dhe kompani, të cilat kanë treguar se ato kontrolloheshin nga Xoxa dhe se çdo veprim bëhej me miratimin e saj.

Për të dëshmur posedimin e vilës në resortin Marea, përveç pagesave dhe dëshmive të personave të lidhura, Prokuroria Speciale ka përdorur dhe qelizat e telefonit celular të kryebashkiakut. Mes provave kyçe të SPAK, është dhe dëshmia e shtetases Adela Kondakçiu – e cila ka menaxhuar financat e disa entiteteve jofitimprurëse, si dhe komunikimet e saj në aplikacionin WhatsApp.

Gjithashtu të rëndësishme për SPAK kanë qenë dhe deklaramet e shtetases Ina Goxhaj, të cilat dëshmojnë për përpjekjen e koordinuar të Ajola Xoxës dhe Klotilda Bushkës, për të ndikuar në dëshminë e saj dhe për të fshehur faktet gjatë hetimit.

Sipas SPAK, deklarimet e Ajola Xoxës në Prokurori kanë qenë të pavërteta dhe bien në kundërshtim me provat e siguruara nga hetuesit, ndërsa kryetari i bashkisë Erion Veliaj  ka dhënë përgjigje të përgjithshme dhe shpesh është shprehur me “nuk e di” ose “nuk kam dijeni”, duke shmangur detajet rreth çështjeve që lidhen me organizatat dhe financimet publike të lidhura me bashkëshorten dhe familjarët e saj.

Pse u arrestua Veliaj

Prokuroria e Posaçme vlerëson se ekziston një rrezik real dhe i vazhdueshëm për manipulimin ose fshehjen e provave, nëse Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa nuk i nënshtrohen kufizimeve të lirisë.

Ky rrezik buron nga funksioni i Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndikimi i tij i fortë në administratë, si dhe sjellja e tij gjatë hetimeve, duke përfshirë mesazhet kërcënuese drejtuar hetuesve të BKH-së.

Sipas SPAK, ai ka ndërhyrë në proces, duke u përpjekur të ndalojë thirrjen e bashkëshortes së tij për dëshmi, duke përdorur vartësit e tij për të ndikuar te dëshmitarët.

“Sjellja e shtetasit nën hetim Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe “kurajon” e shfaqur nga ky shtetas për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë për personalitetin e këtij të fundit,” shprehet SPAK.

Masat e dënimit për veprat penale në ngarkim të shtetasit Erion Veliaj, kanë luajtu gjithashtu një rol në vendimin e Gjykatës.

Neni 260 i Kodit Penal parashikon dënimin me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet, ndëra Neni 287, pagrafi 2 i Kodit Penal parashikon dënimin me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

EMISIONET