''Fenomen njerëzor i jashtëzakonshëm'', Berisha: Administrata e Biden e ka tepruar shumë me Trumpin

Diplomati, Mal Berisha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Donald Trump përbën një fenomen njerëzor të jashtëzakonshëm që nuk i përkulet përpara asnjë lloj vështirësie.

Berisha: Unë i takoj asaj kategorie njerëzve që janë shumë të lumtur sot për ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Pasnjë odiseje të tmerrshme të një njeriu i cili në fakt përbën një fenomen njerëzor të jashtëzakonshëm i cili nuk përkulet përpara asnjë lloj vështirësie.

Mori plumba në trup në vesh, u atakua dy herë.

Pse kanë votuar në këtë mënyrë?

Sepse kanë parë një njeri të jashtëzakonshëm që do ti prijë Amerikës e cila në fakt në kushtet e një zhvillimi ekonomik të frikshëm të Kinës, në një moment kur jemi në një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës, vetëm një burrë i madh shteti mund ta çontë botën drejt një qetësie.

Adminsitrata e Biden e ka tepruar aq shumë me Trumpin duke përdorur prokurorë të përgatitur nga shkollat ideologjike të Xhorxh Sorosit.

 

EMISIONET