Federata e opozitës/ Murrizi: Çfarë i ofron qytetarëve? Shumica aty nuk kanë sa gjysma ime vota

Federata e opozitës/ Murrizi: Çfarë i ofron qytetarëve?

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ajo që i mungon opozitës janë disa kauza konkrete se çfarë duan qytetarët.

Murrizi komentoi edhe krijimin e federatës së opozitës duke thënë se çfarë i ofron ajo si alternativë qytetarëve të vendit përballë Edi Ramës.   

Murrizi: Ajo që i mungon opozitës janë disa kauza konkrete se çfarë duan qytetarët. Nuk është se qytetarët mes hajdutëve të Ramës dhe tanëve, do të votojnë tanët, se u bënë 3 palë zgjedhje. Çfarë ofron kjo federatë qytetarëve opozitarë. Ai aty është bashkim numerik të disa figurave që kanë qenë edhe me qeverisjen e Berishës përgjatë 8 viteve.

Askush nuk e blen dot të kaluarën e tij, nëse njihet si abuzues kur ka qenë në pushtet, mund të marrësh në gjykatë që ka 134 subjekte politike. Nga këto 132 nuk janë përfshirë në qeverisje. Pashë aty 4 subjekte që të gjithë bashkë kanë marrë sa gjysma e votave të miat. Çfarë ndryshon kjo qasje dhe ky grupim, çfarë oferte kanë dhe se si do të japin një ofertë më të mirë për qytetarët.

EMISIONET