ÇFARË DO NDODHË NESËR? Fakte të reja korrupsioni mes Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës
Skandalet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nuk kanë të ndalur.
Lidhjet e tij dhe mënyra si ka dërguar paratë te bashkëshortja, direkt apo indirekt, si në rastet e subjekteve të ndryshme që ia menaxhon reklamat vëllai i tij Arbër Veliaj, të cilët përfitojnë tendera apo marrin pagesa nga Bashkia e Tiranës, është edhe rasti i Ajola Xoxës.
Pasi ka treguar “Harabel”-in e saj, ka treguar lidhjet e familjarëve të saj, pagesat që janë dhënë nga Bashkia e Tiranës, nesër paralajmërohet se do të dalin dokumente dhe fakte tronditëse, të cilat tregojnë korrupsionin e kryebashkiakut të Tiranës, se si ka përfituar Ajola Xoxa dhe OJF-të e lidhura me të.
Një skandal përtej imagjinatës, skena dhe skenare si ato të “5D”-së, apo inceneratorëve që nuk ekzistojnë, të cilat do t’i shtohen akuzave për korrupsion të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj./ CNA.al