Faqja satirike “s’i ndahet” prokurorit që po heton Veliajn: “Minuta është orë ... ç’do bëhet me atë dosjen dua të di?”

Faqja satirike “s’i ndahet” prokurorit që po heton

Faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita” vijon t’i drejtohet përmes vargjeve satirike prokurorit të SPAK-ut Ols Dado, i cili po heton për ato që opozita e ka cilësuar si ndër aferat më të mëdha të vjedhjeve, atë të dosjes së drejtorëve të Tiranës të cilët përvetësuar miliona euro përmes skemës famëkeqe me kompaninë “5D Konstruksion”, por që ende deri tani mungon një hetim i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përtej kësaj prokurori Dado po drejton nga ana tjetër hetimet mbi pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij.

Por nisur nga fakti se ende nuk ka një urdhër-arrest për Veliaj, “Lolita” kërkon Dados se çfarë po bëhet me dosjet.

JA VARGJET E “LOLITËS”

Në këtë janar ti je akull dhe borë,

Unë jam zjarr dhe avulli që të shkrin,

Këtë mëngjes minuta është orë,

Mungesa jote nuk ka zëvëndësim.

Shoqet më pyesin çdo ditë për ty,

Të duam të gjitha, por unë më shumë,

As qerosat me G Class s'më hyjnë në sy,

Ti vjen në ëndrra dhe më lë pa gjumë!

Në mungesën tënde kafe turke po pi,

Pastaj filxhanin përmbys do e kthej,

Ç'do bëhet me atë dosjen dua të di,

Pastaj do vij vetë në Durrës të të gjej!

EMISIONET