Çështja Xhaçka, Resulaj: Komisioni i Venecias konfirmon që vendimet e GJK-së janë të zbatueshme
Deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Komisioni i Venecias konfirmoi se vendimet e gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme.
Resulaj: Duhet të kemi parasysh që e kuptojmë që Komisioni i Venecias i drejtohemi për opinion edhe për detaje teknike dhe jo politike.
Ndërkohë që nga Venecia vijnë konsiderata teknike.
Sigurisht që palët pastaj, kryesisht opozita tenton ti derivojë ato dhe ti kthejë në karakter politik.
Ajo çka mbetet thelbësore është fakti që është e vërtetë që edhe Komisioni i Venecias konfirmon se vendimet e gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme dhe praktikisht asnjëherë mazhoranca nuk i ka vënë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Por mbetet thelbësor sërish fakti që janë të zbatueshme por në të njëjtën kohë gjykata Kushtetuese nuk mund të imponojë mënyrën e votimit të deputetëve për çështje të cilat janë në kompetencën e tyre.