Ervin Salianji kundër burgut, rekurs në Gjykatën e Lartë, ja kur do mbahet seanca
Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshton vendimin e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm që e dënoi atë me 1 vit burg për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë”.
Rekursi i tij është regjistruar në shkallën e tretë të gjyqësorit, teksa relatori i çështjes Sokol Binaj ka caktuar datën 11 mars për zhvillimin e seancës.
Ish-deputeti prej datës 27 shtator të vitit 2024 ndodhet në burgun e Fierit, pasi Apeli la në fuqi të vendimit të shkallës se parë.
Togat e zeza e gjeten fajtor sa i takon një audio përgjimi ku pretendohej se ish vëllai i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.