Erion Veliaj në burg, Qiraxhi: Me arrestimin e tij merr fund edhe modeli i tij i shëmtuar i drejtimit virtual

Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se Erion Veliaj është modeli më i keq i politikanit.

Ai ishte njeriu i dytë më i pushtetshëm në vend që tashmë është vënë para drejtësisë.

“Për qytetarët dhe publikun është me rëndësi të kuptohen përmasat e kësaj ngjarjeje.

Këtu kemi të bëjmë me një model të ri ku njeriu i dytë për nga volumi i pushtetit vihet nën arrest, dhe si e tillë kemi të bëjmë me një akt të guximshëm të organeve të drejtësisë dhe kjo është një sinjal që na jep shpresë.

Nga ana tjetër, kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë të shtetit i cili nuk përfaqësonte asnjë model pozitiv, por atë model që ne e kemi kritikuar gjithmonë, dhe me arrestimin e tij të shpresojmë që të çmontohet modeli i pushtetit virtual dhe që nuk përballej asnjë ditë me gazetarët dhe qytetarët.

Në këtë kuptim që edhe ky model të marrë fund”, theksoi Qiraxhi

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MIGEN QIRAXHI

EMISIONET