Emigrantët shqiptarë, Bala: I kemi hyrë shumë në hak Britanisë së Madhe

Analisti, Alban Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria i ka hyrë shumë në hak Britanisë për pjesën e emigrantëve shqiptarë.

Bala: Ne kemi një marrëveshje të 4 dhjetorit të 2014, është një memorandum mirëkuptimi.

Kemi një marrëveshje të 5 prilit 2017.

Kemi një memorandum tjetër mirëkuptimi mes minsitrive të Brendshme me 6 korrik të 2018.

Kemi një marrëveshje të 5 prillit të 2017, prakitikisht që është një marrëveshje që është në kornizën e konvencionit për ekstradimin.

Kemi thelbësisht një marrëveshje të 8 korrikut 2021.

Kemi një marrëveshje tjetër të 26 korrikut 2021 dhe kemi në marrëveshje të 16 majit 2022.

Keq më vjen, por a e kuptoni se sa shumë i kemi hyrë në hak ne atij vendi (Britanisë).

Shqiptarët nuk janë kaq ëngjëj atje ku shkojnë.

Nevoja e Britanisë për të liruar mbingarkesën që ata prodhojnë, në 24 forma shfaqjesh të gjitha problematike.

Numri pafundësisht i madh i fëmijëve të cilët janë trafikuar dhe përdoren për cdo lloj qëllimi sepse nuk i kap ligji.

EMISIONET