Ekspozita me fotot që dëshmojnë agresionin rus në Ukrainë, Rama: Çelet në vigjilje të vizitës së Zelensky-t në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot nga ekspozita “Ukraina, një krim lufte” në Kryeministri, në lidhje me vizitën e presidentit Zenensky në Tiranë.

Rama u shpreh se ekspozita çelet në vigjilje të vizitës së Zelensky-t, ndërsa theksoi se kjo vizitë që do të kulmojë me një samit me liderët e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Kryeministri bëri më dije se në samit do të jenë një numër i konsiderueshëm liderësh dhe ku presidenti Zelenky është bashkë organizator.

“Përshëndes ambasadorin e Ukrainës, dua të falënderoj ata që e morën përsipër këtë iniciativë dhe arritën që në një moment si ky, kjo ekspozitë çelet në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë. Vizita është bilaterale, është edhe një vizitë e cila do të kulmojë me një samit të vendeve juglinore për Ukrainën ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh. Është bashkëorganizator së bashku me mua për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka sipas meje një rëndësi të posaçme, Fjalët edhe përshkrimet për atë që ndodh në Ukrainë nga ana ime janë të tepërta sot. Për më tepër kur ekspozita e sjell përmes fotografive që janë të çdo ore dhe dite e nate të popullit ukrainas nën furinë e agresionit rus, një agresion i padrejtë i pajustifikueshëm. Ne ndërkohë, siç dihet, Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën, së bashkë me gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të shohin nga e një ardhshme ku çdo popull ka të të drejtën e lirisë, të jetuarit si i barabartë nën ombrellën e ligjit. Agresioni i Rusisë mbi Ukrainën është si përpjekje për të imponuar të drejtën për të jetuar në të shkuarën” - tha Rama në fjalën e tij.

EMISIONET