Dy H/OLTAT që refuzojnë të largohen/ Balaj: Ajo zonja që e kërkon zgjatjen e mandatit e ka të bazuar diku...
Holta Zaçaj ka reaguar në lidhje me faktin nëse mandati i saj si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese ka përfunduar apo jo.
Ajo u shpreh se ka marrë vendimin që t’i drejtohet për opinion Komisionit të Venecias, në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti, sipas parashikimeve të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.
Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetari Anri Balaj, i cili u shpreh se:
"I bie që Berishën e ka liruar Rama, se Gjykata Kushtetuese u shpreh për arrestin e shtëpisë të Berishës. Komisioni Venecias është komision këshillues jo zbatues.
Ajo zonja që e kërkon zgjatjen e mandatit e ka të bazuar diku, e kërkon nga Komisioni Venecias është puna e saj. Nuk mund të diskutoj për afatet. Afatet i diskutojnë ato që merren me afatet, unë diskutoj për veprimtarinë politike të një politikani, veprimtarinë gjyqësore, veprimtarinë hetuese të një prokurori."