Dule i bindur: Fredi Beleri do ta drejtojë bashkinë e Himarës deri në 2027

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka folur sot dhe për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet pas hekurave për korrupsion zgjedhor.

Teksa u pyet për afatet ligjore për të bërë betimin, Dule theksoi se nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim mandati dhe sipas tij Beleri do ta drejtojë bashkinë deri në 2027.

“Do ju thosha që nuk ka asnjë afat ligjor që e kufizon z.Beleri të kryejë betimin që nga momenti që ka shprehur dëshirën, që në momentin e parë për t’iu përgjigjur ligjit dhe Kushtetutës. Për rrjedhojë që nga momenti që z.Beleri për asnjë çast nuk ka refuzuar që të bëjë betimin, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim mandati. Z. Beleri është kryetari i zgjedhur i Bashkisë dhe si i tillë do ta drejtojë atë dhe mandati i tij përfundon si i gjithë kryebashkiakëve të tjerë në vitin 2027”, deklaroi Dule.

Dule i bindur: Fredi Beleri do ta drejtojë bashkinë e Himarës

EMISIONET