“Duhet të dalin para drejtësisë”,Meta: Tirana s'ka incinerator, mbetjet groposen në mënyrë primitive

“Duhet të dalin para drejtësisë”,Meta: Tirana

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se në Incenerstorin e Tiranë përpunimi i mbetjeve bëhet vetëm nëpërmjet groposjes së tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai tha se për të njejtin shërbim qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish më shumë, 29 euro kundrejt 1600 lekëve që paguajnë qytetarët e Shkodrës, referuar vendgrumbullimin e mbetjeve në Bushat.

"Droni i së Vërtetës tregoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbetjeve. Tirana nuk ka incenerator, por një qendër grumbullimi mbetjesh që është e njëjtë me atë të Bushatit në Shkodër. Për të njëjtin shërbim qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish më shumë, 29 euro kundrejt 1600 lekëve që paguajnë qytetarët e Shkodrës. Droni i së Vërtetës provoi se Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë duhet të dalin para Drejtësisë!", shprehet kreun i PL-së, Ilir Meta.

 

EMISIONET