Drafti i qeverisë, Xhixho: Buxheti 2025, mbështet oligarkët dhe injoron pensionistët e familjet në nevojë. Ja argumentet!
Për Partinë e Lirisë projektbuxheti i parashikuar nga qeveria “Rama:” për vitin e ardhshëm është buxheti që mbështet oligarkët dhe injoron pensionistët e familjet në nevojë.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, zëvendëspresidentja e kësaj partie, Erisa Xhixho, thotë se drafti i Qeverisë ky buxhet veçse thellon varfërinë e qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që ushqen me paratë e tyre një gusht njerëzish!
ANALIZA E ERISA E XHIXHOS
Buxheti që mbështet oligarkët dhe injoron pensionistët e familjet në nevojë.
Me buxhetin e vitit 2025, qeveria i jep pjesën e luanit klientëve të saj dhe thërrimet qytetarëve taksapagues. Qeveria ka parashikuar të shtojë:
????0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it, një aferë aktualisht në hetim
????1.9 miliardë lekë për koncesionin e sterilizimit
????1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore, ndërkohë që mbetet fakt se qytetarët shqiptarë, 60% të shpenzimeve i paguajnë nga xhepi
????1.3 miliardë lekë për inceneratorin fantazmë të Tiranës
Në total, 777 miliardë lekë është fatura e projekteve korruptive PPP që do të paguhet me taksat e shqiptarëve
Nga ana tjetër, qeveria parashikon:
????1.6 miliardë lekë fond për politika të reja pensionesh, praktikisht një rritje tërësisht e papërfillshme as 1% për pensionet, kur niveli i parashikuar i inflacionit është trefish më i lartë
????Zero fonde shtesë për pagat
????Ulje të fondit për ndihmën ekonomike
Ky buxhet veçse thellon varfërinë e qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që ushqen me paratë e tyre një gusht njerëzish!