Dosja ''Babale'', shtyhet sërish seanca gjyqësore për deputetin Salianji, ja kur do mbahet

Dosja ''Babale'', shtyhet sërish seanca gjyqësore

Nisi pak më parë në Gjykatën e Apelit seanca ndaj Ervin Salianjit, në lidhej me çështjen “Babale”.

Gjykata vendos ta shtyje seancën ndaj Ervin Salianjit për ne date 8 maj 2024 ora 10.00.

Arsye për një vendim të tillë është bërë mungesa e avokatit të Salianjit, i cili kërkoi shtyrje të seancës për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë, për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve të drogës duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!

Njoftimi:

Pershendetje!
Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, ju njoftojme se:
Sot me date 24.04.2024, ora 10:00, ishte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojme se mbrojtesi i te pandehurit Ervin Salianji, avokat Ledio Braho ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance, per arsye shendetesore.

Në seancë nuk ishte i pranishëm as vetë i pandehuri Ervin Salianji.

Seanca e radhës u caktua me date 08.05.2024, ora 10:00.
Ju faleminderit!

 

EMISIONET