Dorian Tola u shkarkua si zv.ministër i Mbrojtjes, ja kush do ta zëvendësojë

Dorian Tola u shkarkua si zv.ministër i Mbrojtjes, ja kush do ta

Pas shkarkimit të Dorian Tolës si zv.ministër i Mbrojtjes më 16 mars, në këtë post është emëruar Blerina Abrazhda.

Vendimi për emërimin e saj është marrë sot nga Këshilli i Ministrave.

Vendimi:

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMISIONET