Dorian Teliti denoncon rrugën që spo di të përfundojë kurrë
Nënkryetari i i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti i cili i përket grupimit të rithemelimit gjatë një takimi me disa banorë të lagjes “Andrea Themeli” të njësisë 9 denoncuan ato që sipas tyre janë shkelje të bashkisë.
Bëhet fjalë për një rrugë punimet e së cilës ata thonë se vijojnë me ndërprerje prej vitesh dhe nuk po përfundojnë asnjëherë.
Ata gjithashtu kërkojnë dhe verifikimet e fondeve që janë harxhuar për këtë rrugë.
Sipas përfaqësuesve të grupimit të rithemelimit shkeljet lidhur me projektin e rrugës “Andrea Themeli” janë raportuar disa here, por që nuk është marrë asnjë lloj mase.