DOKUMENTET/ Protestoi përpara SPAK, ja kush ishte biznesmeni që fitoi qindra milionë lekë nga Veliaj

Siç e kemi raportuar dhe më herët gjatë ditës së sotme, në protestën e organizuar para SPAK-ut kanë qenë një pjesë e administratës të organizuar nga drejtorët e Veliajt dhe njerëz qe kanë interesa ekonomike dhe politike me kryebashkiakiun tashmë në pranga dhe me qeverinë.

Një nga personat e identifikuar, më i zëshmi dhe më i zellshmi mes tyre është edhe Florjan Muha i cili rezulton përfitues i dhjetra tenderave publikë në bashkitë Tiranë dhe Durrës. Sipas të dhënave të marra nga “Open Data”, është administrator me 50% i kompanisë “Inert” sh.p.k e specializuar në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe godinave. Kujtojmë që Erion Veliaj po hetohet për dhënien e lejeve të ndërtimit kundrejt marrjes së rryshfetit nga disa ndërtues të cilët janë nën hetim nga SPAK.

DOKUMENTET/ Protestoi përpara SPAK, ja kush ishte biznesmeni që fitoi

Kompania “Inert” e administruar nga Muha rezulton se ka marrë 30 tenderë publikë në të gjithë vendin, 13 prej tyre në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj. Sipas të dhënave të marra nga “Open Data” vlera e tenderëve të marrë nga Muha është 2.93. 212. 555 Lekë.

DOKUMENTET/ Protestoi përpara SPAK, ja kush ishte biznesmeni që fitoi

Kompania “Inert”sh.p.k në vitin 2022 ka marrë leje nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të ndërtuar
pallate 7,8 dhe 9 kate me parking nëntokësor në rrugën “Hamdi Sulcebe” në kryeqytet.

Në Tiranë ka marrë tenderin për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Erdit Durham me vlerë 494.674.210 lekë
Një tender tjetër i marrë po në Tiranë është ai për rehabilitimin e Përroit të Gjerozës te “Fresku” me vlerë 69.899. 988 lekë.

Po në Tiranë ka marrë tender me vlerë 5.353.747 lekë për ndërtimin e Srukturës mbajtëse të Lotit II në Dajt.
Tenderë të tjerë janë rikonstruksioni i shkollës “Besnik Sykja”, ndërtimi i urës në Zall Bastar dhe strehëza për kafshët endacake.

DOKUMENTET/ Protestoi përpara SPAK, ja kush ishte biznesmeni që fitoi

Në protestën para SPAK biznesmeni pranë Veliajt ka qenë mjaft i zëshëm me thirrjet “Lali Eri o flori ne të presin në bashki”, ç’ka vërteton dhe një herë se lali Erin e mbanin në këmbë interesat korruptive dhe ekonomike me bzinesmenë që përfitojnë tenderë kundrejt pagesave dhe rryshfeteve./CNA.al

EMISIONET