Doda: Votuesit tanë kanë 12 vite që janë përzënë nga Shqipëria dhe vazhdojnë të përzihen

Ditën e sotme, Partia Demokratike Dega Kamëz ka zhvilluar zgjedhjet për kreun e saj me parimin një anëtar një votë. Në fund të procesit të numërimit, Kryetar i PD Dega Kamëz është zgjedhur Petrit Doda. 

Gjithashtu kreu i PD Kamëz, Doda theksoi se e rëndësishme në këto zgjedhje janë emigrantët, të cilët Rama i ka përzënë këto 12 vite. 

Doda: Mirëmbrëma të gjithëve. Sot për mua është një emocion i veçantë që paraqitem para jush si kryetar i PD. Ju falënderoj për garën. Ju falënderoj për procesin. Një urim të veçantë kam për mësuesit e mi, për profesorët që na dhanë një mbështetje masive për rritjen e pjesëmarrjes në votime.

Unë do respektoj çdo demokrat, çdo opozitar. Sot jemi në shtëpinë e opozitës. Kjo nuk është vetëm zyra e PD. Kjo do të shërbejë për të gjithë popullin opozitar.

Pra, nga sot e tutje zyrat e PD janë ku jemi sonte, që ta dimë. Kemi dy fusha: një që është në diasporë dhe në emigrim dhe një fushë që jemi ne vetë këtu. Mundësia më e madhe e jona është që ne të thyjmë dhe të japim një rezultat historik nëpërmjet emigrantëve, pasi votuesit tanë kanë 12 vite që janë përzënë nga Shqipëria dhe vazhdojnë të përzihen. Prandaj, unë ju uroj suksese, ju falënderoj shumë.

EMISIONET