“Do kenë fatin e drejtorëve të “5D”-së”/ Balliu: Veliaj “lëshon kopenë” e policisë bashkiake ndaj tregtarëve në Kombinat

Tek tregu në lagjen e Kombinatit në Tiranë policia bashkiake ka mësyer mëngjesin e sotëm me dhunë për te larguar tregtarët nga zona.

Pavarësisht se kanë paguar taksën, sipas ligjit dhe tezgat e bashkisë aktualisht po përballen tregtarët me policinë bashkiake e cila mesa duket është urdhëruar nga lart për këtë aksion banal.

Situata po ndiqet nga anëtari i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili në një deklaratë për mediat dha detaje mbi këtë çështje, ndërsa i paralajmëroi policët bashkiakë se do të kenë fatin e drejtorëve “hajdutë” të bashkisë së Tiranës të aferës së skemës së vjedhjeve me kompaninë “5D”, të cilët ndodhen në burg.

Klevis Balliu: "Në prag të zgjedhjeve vjen bashkia për të ju bërë qoka dhe ndere militantëve të vet, kërkon që të largojë ata që kanë 30  vite që paguajnë taksa të bashkia e Tiranës dhe vijnë me justifikime se këtu nuk po shiten fruta por po shiten perime, nuk po shiten pras,  por po shiten mollë.

Kjo vjen nga një bashki e cila shet drogë dhe sot jemi në kushtet ku jo vetëm qytetarët paguajnë taksa, pagujnë paratë e xhepit të tyre të bukës së gojës të fëmijëve të tyre, i çojnë të bashkia e Tiranës e këta vijnë për t’i hequr nga një biznes i ligjshëm.

Shiko se sa policë kanë ardhur për të hequr dy qese pras, ndërkohë që kur shesin tonelatat e drogës, këta i marrin e i fusin në parlament e i bëjnë drejtora.

Kjo vjen nga një bashki që 70% të drejtorëve të tij i ka në burg dhe unë nuk e di se cili drejtor e ka ëdhënë këtë urdher se drejtorat e bashkisë janë në burg.

Nga burgu i japin urdhërat këta për t’i ngritur qytetarët që këtu?

PD denoncon këtë akt dhe do marim përsipër mbështetjen e këtyre qytetarëve dhe cilido polic apo punonjës i bashkisë i bëj thirrje të kujtojnë se ku i ka drejtorët e vet dhe i garantoj se duke larguarqytetarët, duke shkelur ligjin, do të keni fatin e drejtorëve të 5D te 313, mos i prekni bizneset e qytetarëve dhe lërini urdhërat e jashtëligjshëm".

“Do kenë fatin e drejtorëve të

NGJARJA

Prej ditësh, tregtarët e Kombinatit janë përballur me një aksion të Bashkisë Tiranë, që synon t’i largojë nga hapësirat ku ata kanë tregtuar fruta dhe perime për vite të tëra. Sipas tregtarëve, ky veprim është i padrejtë dhe po shkatërron burimin e tyre të vetëm të jetesës.

Ndërkohë, përfaqësues të Bashkisë pretendojnë se kanë identifikuar tregtarët “faktikë” dhe po punojnë për t’u mundësuar tezgë ligjore. “Kemi bërë 15 ditë aksion dhe kemi mbajtur emrat e tregtarëve që shesin fruta dhe perime,” deklaroi një përfaqësues i grupit të punës, pa dhënë një zgjidhje konkrete për të gjithë tregtarët e prekur.

Tregtarët akuzojnë Bashkinë për indiferencë, duke thënë se për vite me radhë kanë punuar në këto hapësira pa ndërhyrje. Ata shprehen se Bashkia po vepron në mënyrë të papritur dhe pa ofruar alternativa të drejta për ta.

Tregtarët dhe banorët e zonës po kërkojnë që Bashkia të ndalojë largimet dhe të ofrojë një zgjidhje të drejtë që nuk cenon jetesën e tyre. “Kemi vite që punojmë këtu dhe askush nuk na ka shqetësuar. Tani po na lënë pa asnjë mundësi për të ushqyer familjet,” tha një prej tregtarëve.

Ndërkohë, tensionet në Kombinat po rriten, ndërsa Bashkia ende nuk ka dhënë një zgjidhje të qartë për tregtarët që rrezikojnë mbijetesën e tyre.

EMISIONET