''Do arrestohen 55 veta në bashkinë e Tiranës'', Pilinci: Veliaj do arrestohet së bashku me gruan, vjehrrën dhe të vëllain e tij
Kryetari i partisë ‘’Shpresa Demokratike’’, Pëllumb Pilinci i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj do arrestohet së shpejti.
Pilinci shtoi se së bashku me Veliajn do arrestohen edhe gruaja, vjehrra dhe vëllai i kryebashkiakut.
Pilinci: Minuta minutën e ka ai kalamai i bashkisë që është sot.
Ai do arrestohet.
Jo vetëm ai, e shoqja e vjehrra, i vëllai dhe 55 veta po në qendër të bashkisë.
I kanë vajtur disa arreste, nuk janë shfrytëzuar.
Edhe në SPAK do arrestohen 4 veta.
Sepse kanë treguar shumë gjëra.
Do arrestohen ambasadorët e SHBA, Greqisë e të gjithë që kanë dëmtuar kombin tonë.