Dizdari: Akuza dhe arresti i Berishës problem jo vetëm i opozitës, por i gjithë shqiptarëve
Në “Drejt” nga Luan Rama, Fjoralba Dizdari anëtare e Këshillit Kombëtar i PD-së tha se fakti që Berisha ndodhet nën akuzë e bën frymën opozitare më të vakët.
Dizdari: Sigurisht që Berisha në akuzë vështirëson gjërat, sepse ai është në arrest shtëpie, fryma opozitare është më e vakët. Akuza që iu dha dje Berishës, nuk është vetëm një probleme për opozitën dhe demokratët në përgjithësi.
Kjo masë nuk është problem vetëm për PD-në. Berisha ka mbështetje. Problemi i akuzës që i është dhënë Berishës është një probleme i gjithë shqiptarëve. Kur kjo i bëhet një lideri opozitar çfarë mund t’i ndodhë një personi të thjeshtë?