Diplomati: Ata që bënë Berishën non-grata sot janë njerëzit më të poshtëruar në SHBA

Diplomati: Ata që bënë Berishën non-grata sot janë

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë diplomati Mal Berisha. Ai në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ka dhënë komentet e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Mal Berisha: Pasaporta Evropiane… këtë pasaportë do ta marrim ne shqiptarët, por do ta marrim të bazuar në merita dhe jo në lobime të mbrapshta si këto që janë bërë deri tani. Jo në kulisa. Dhe programi i Partisë Demokratike të cilin Lela e përmendi shumë mirë, ku flitet për minimumin e jetesës, për një përgjegjshmëri evropiane.

Sepse unë sot para se të vija këtu, unë kam lexuar raportin e fundit të Bashkimit Evropian. Dhe ata në çdo pikë kanë përdorur një fjalë ‘Moderated’, dmth në një farë mënyrë kanë kanë ecur diçka shqiptarët, prandaj jemi në fazën me gjasme.

Ndërsa unë jam i sigurte  se me Partinë Demokratike, me partinë që ka kërkuar e para të hyjë në BE që u ka hequr vizat shqiptarëve, dhe ne kemi 1 milionë njerëz në BE me pasaporta evropiane dhe me të tjera që do të plotësojnë këto standarte, bazuar në politikat e drejta humane ndaj popullit shqiptar jo antihumane si deri tani. Do bëhemi evropiane.

A do të bëhemi siç thotë Edi me datën e fiksuar. Jo. Do të bëhemi ndoshta edhe më përpara bazuar në meritat.

Është një kontingjent njerëzish në Shqipëri të cilët duhet nderuar shumë, duhet respektuar shumë. Pse? Non grata e Berishës u kthye në Karma dhe ata që e kanë bërë sot janë njerëzit më të poshtëruar në SHBA. Poshtërim në kuptim më të plotë të fjalës.

Çfarë do ndodhë tani. Unë mendoj, ajo fraza që dr Berisha ka thënë ditën e parë kur ka thënë me guxim të madh dhe ka thënë, Amerika është shumë e madhe dhe askush nuk e dyshon këtë, por dinjiteti im është më i madh se Amerika.

EMISIONET