Diaspora probleme me gjuhën/ Nënkomisioni i Diasporës, deputetët kërkojnë programe për nxënësit që jetojnë jashtë vendit
Ruajta e Gjuhës Shqipe mbetet një nga problemet kryesore për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Në nënkomisionin e diasporës teksa raportoi dhe zëvëndësministrja e jashtme dhe përfaqësues të arbëreshëve, deputetët kërkuan më shumë programe që vijnë në ndihmë të nxënësve shqiptarë.
‘’Kjo është shumë e rëndësishme përsa i përket gjuhës .
Sepse ne kemi parë fëmijë që tashmë kanë lindur dhe rriten në Greqi, dhe edhe nëse flasin shqip e flasin pak si grekët’’.
Për përfaqësuesit e arbëreshëve, problem mbetet mungesa e librave.
‘’Mangësi në programet e shkollave të mesme në lidhje me hapësirën dedikuar arbëreshëve, letërsisë arbëreshe.
Kemi një numër shumë të reduktuar gjatë vitit shkollor të autorëve’’.
Ndërkaq, zv,kryediplomatja Megi Fino vuri theksin në zgjerimin e programeve në vendet me më shumë shqiptarë.
‘’Prani e AKD-së në aktivitetin me Diasporën ka pasur gjithmonë si qëllim promovimin e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, identitetit gjuhësor, veprimtarisë kulturore në komunitetet shqiptare jashtë’’.
Ndërkaq, në programin e AKD për vitin 2024, do të krijohen programe të posaçme verore për çdo nxënës apo student që do të përafrohet më shumë me kulturën shqiptare.