Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, Berisha: Dënoj këtë akt primitiv me ashpërsinë më të madhe

Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, Berisha: Dënoj këtë akt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit Gjergj Zefi.

Berisha në emër të Partisë Demokratike ka dënuar këtë sulm me ashpërsi duke e quajtur një akt primitiv.

Sipas Berishës ky është një sulm kriminal mafioz dhe një atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë.

Reagimi i Berishës:

Dhunohet, goditet me sende te forta gazetari Gjergj Zefi.

Sot pasdite persona të panjohur i kanë zënë rrugën dhe kanë sulmuar me objekte të forta gazetarin Gjergj Zefi duke i shkaktuar atij lëndime serioze.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal mafjoz ndaj gazetarit Zefi si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë dhe i uron atij shërim të shpejtë.

Partia Demokratike kërkon marrjen e çdo mase për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të porositësve dhe autorëve të këtij akti primitiv.

Pasditen e sotme disa persona të panjohur goditën me sende të forta Gjergj Zefin. Ai drejton portalin “Pamfleti” dhe në momentin kur u sulmua ishte duke dalë nga zyra. Për momentin ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

EMISIONET