Dhuna ndaj Berishës, Noka: Sulm me skenar për ti mbyllur gojën liderit të opozitës, Rama i ka bërë llogaritë gabim

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat lidhur me dhunimin e kreut të PD-së Berisha, foli për sulm me skenar nga Rama për ti mbyllur gojën liderit të PD.

Noka tha se pas këtij atentati politik qëndrojnë Rama, Çuçi dhe Veliu por paralajmëroi kryeministrin Rama se i ka bërë llogaritë gabim.

Noka: Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit. 

E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:  

-Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot.

-Së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë. 

-Së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane. 

Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme. 

Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë.

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore.

Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, sic e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

Me dhunen e korrupsionit ka blere votat, me dhunen e papunesise ka perzene shqiptaret nga shtepite e veta, me dhunen e varferise mban veten ne pushtet. Me dhunen fizike kerkon te hakmerret ndaj opozites.

Llogarite i ka bere gabim.

EMISIONET