Dështon seanca në GJKKO, Vokshi: Mungoi prokurori pa arsye, duan të më heshtin për abuzimet në shëndetësi
Gjykata e Posaçme Kundër Korurpsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën gjyqësore mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së PD, Albana Vokshi, pas padisë për shpifje ndaj kësaj të fundit, për çështjen e konsensioneve në shëndetësi dhe aferën e chek upp.
Shtyrja e seancës u bë për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes, ndërsa për ligjvënësen demokrate kjo është e qëllimshme nga ana e organit të akuzës, për ta bërë të heshtë përballë abuzimeve dhe skemave korruptive në shëndetësi.
‘Seanca u shty pasi mungonte prokurori, s’kishte dërguar njoftim për mungesën e tij. Logjika të çon se është e qëllimshme, ishin ata vetë që e investuan gjykatën për të më bërë mua të hesht para padrejtësive, abuzimeve dhe korrupsionit marramëndës me abuzimet e chek upp.
E kanë caktuar seancën e radhës më 6 maj, në kohë fushate duan të na heqin edhe kohën e fushatës’, u shpreh Vokshi në deklaratën e shkurtër për median pas shtyrjes së seancës.
Në seancën e kaluar, më 15 prill, deputetja e PD, Albana Vokshi, denoncoi përmes dokumentetve që argumentonin abuzimet e sipërmarrëses Vilma Nushi, njëkohësisht e afërme e kryeministrit Edi Rama, kontratën koncensionare të lidhur mes qeverisë dhe biznesmenen për analizat e chek-up, ku në vetëm për një prej tyre, sipërmarrësja i merr shtetit 18 mijë lekë nga taksat e qytetarëve për një të tillë që kushton 7 mijë lekë.