Spiropali nuk ia ndryshon dot opinionin Komisionit/ “Dështon” Mazhoranca? Venecia “djeg” mandatin e Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese mbi Parlamentin
Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e tij lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës,që ka shkaktuar përplasje institucionale mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese duke u shprehur se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga deputetët.
“Si rezultat i njohjes kushtetuese të natyrës detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të gjitha autoritetet janë të detyruara t'i zbatojnë këto vendime dhe t'i zbatojnë ato në mënyrë efektive.
Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës.
Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës.
Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Parlamenti nuk mund t'i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta.
Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votim apo shumicë parlamentare", thotë Komisioni i Venecias në përgjigje
Kretarja e Kyuvendit kërkoi opinion nga Venecia duke iu drejtuar me 5 pyetje, ku kryesorja ishte a mund të detyrohet deputeti të votojë kundër dëshirës së tij.
Kujtojmë se ky opinion i Komisionit të Venecias vjen vetëm pas tre ditësh ku në Venecia shkoi personalisht edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila është dhe nismëtare e këtij “ankimimi” u takua me anëtarë të Komisionit të Venecias.