Deputetja e PD publikon FOTON nga Rinasi: Drejt Romës me Doktor Berishën, për fitoren e 11 Majit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 21:35
Deputetja e Partisë Demokratike ka publikuar një foto në Facebook nga Aeroporti i Rinasit me kryedemokratin Sali Berisha, nënkryetarin Agron Gjekmarkaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.
“Drejt Romës me Doktor Berishën, për fitoren e 11 Majit”, shkruan Hoti.
Ditën e diel, kryetari i PD Sali Berisha do të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Romë, lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Takimi do të mbahet në orën 13:00 në sallën e hotel ‘Ergife Palace’, në Romë.