Cameron telefonon Begajn: Diskutuam për rolin e Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 18:40
Në vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik në Tiranë ishte parashikuar një takim me Begajn, por ata nuk mundën dot ta zhvillonin.
Ndërkohë që Cameron ndërpreu vizitën Tiranë për shkak të mbledhjes urgjente të qeverisë në Britani.
Pasditen e së mërkurës Cameron përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ka telefonuar Presidentin Bajram Begaj.
Në postim ai shkruan se me Begajn kanë disktuar rreth çështjes së Shqipërisë dhe rolit të saj si aleate e ngushtë e NATO-s.