"Buxheti i vjedhjes më të madhe në histori"/ Berisha: Çdo i moshuar merr sot të paktën 30% më pak pension se në 2013-n
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sërish te pensionet qesharake me të cilat Edi Rama është tallur me moshën e tretë në Shqipëri, duke i lënë në mëshirë të fatit përgjatë 12 viteve të tij në qeveri.
"Çdo i moshuar merr sot të paktën 30% më pak pension se në vitin 2013", theksoi Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
FJALA E BERISHES
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen me të pakufishme për guximtare dhe guximtarëve, qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë.
Të rinj të reja, burra, gra të pamposhtur, që mbroni lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, mbroni interesin kombëtar të çdo shqiptari.
Të dashur miq!
Shqipëria nën diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë është Shqipëria e censurës monstruoze, e vellos së zezë të censurës monstruoze, që mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë vendosur mbi shqiptarët.
Sot këto media shndërruar në altoparlamente të diktaturës, në 90% të të gjitha lajmeve, në 90% të të gjitha programeve, i thurin lavde narkodiktatorit, i thurin lavde diktaturës, censurojnë në amoralitet të plotë vjedhjen e tmerrshme që ju shqiptarëve, qeveritarët e sotëm.
Censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale.
Censurojnë rrënimin katastrofal të cilësisë së mësimit.
Ndërkohë që japin orë të tëra dhe ritransmetojnë e takimet Edi Ramës me administratën e tij jashtë shtetit, dhe disa emigrantë.
Ata censurojnë boshatisjen e Shqipërisë.
Censurojnë dëbimin e shqiptarëve nga varfëria, mjerimi, pasiguria dhe mungesa e drejtësisë.
Mediat e kontrolluara nga qeveria që 90% të emisioneve informative, programeve të tjera ia kushtojnë dizinformimit të shqiptarëve, në mbrojtje të qeverisë së krimit, tejkalojnë disa aspekte edhe mediat e diktaturave të tjera, përveç Koresë së Veriut.
Të dashur miq! Një krim i tmerrshëm po kryhet ndaj shqiptarëve në fushën e informacionit.
Në një kohë kur valët janë pronë publike e qytetarëve, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin ato për të mashtruar qytetarët.
I përdorin ato për të përhapur mashtrimet e Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Nuk sheh ndonjë vend tjetër ku qeveritarët, zyrtarët të zëvendësojnë gazetaret, gazetarët dhe kronikat e tyre, vetëm e vetëm se ato duan me çdo kusht të gënjejnë, të gënjejnë të mbulojnë vjedhjet e tyre.
Të dashur miq! Këto ditë ka ardhur projektbuxheti në parlament, e kam deklaruar dhe e deklaroj, se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori.
Cilido që të mos besojë këtë e ftoj ti shtrojë vetes një pyetje; çfarë ka ndodhur me 57 miliardë euro të buxheteve nga viti 2014 e gjer sot.
Qytetarëve shqiptarë u them se, nga këto 57 miliardë euro, vetëm 7.5 miliardë euro janë pagesat 10-vjeçare të rrogave të shqiptarëve.
Çfarë ka ndodhur me 50 miliardë euro?
Të dashur miq!
Me 50 miliardë euro, me majë të lapsit, me vërtetësi absolute, garantoj çdo shqiptar se nëqoftëse do të ishte përcaktuar si parim, se buxheti është i qytetarëve dhe jo i qeveritarëve, sot në Republikën e Shqipërisë nuk mund të kishte kurrë pension ndën 300 euro.
Sot në Republikën e Shqipërisë nuk do të mund të kishte kurrë, rrogë minimale ndën 500 euro.
Sot në Shqipëri nuk do të kishte kurrë rrogë mesatare ndën 1200 euro.
Por çfarë ndodhi, çfarë ndodhi o miq?
Me gjithë 57 miliardë euro, taksa të qytetarëve shqiptarë, biznesmenëve shqiptarë, taksa të tyre, pensionet nuk u rritën asnjë qindarkë.
Ato u indeksuan në masën 27%, ndërkohë që vetëm për tu indeksuar sipas rritjes së çmimeve duhet të rriteshin 52%. Pra miq çdo pensionist merr sot të paktën 30% më pak se në vitin 2013.
Por çfarë ndodhi me rrogat minimale. Dhe rrogat minimale, përveç as inflacionin nuk e përballojnë. Por pat diçka që u rrit shumë, dhe këto u rritën, rrogat e ministrave, rrogat e deputetëve, rrogat e mercenarëve të Skapit, rrogat e narkodrejtorëve.
A e dini ju miqtë e mi, se në të gjithë hapësirën europiane, absolutisht në të gjithë hapësirën europiane, diferenca midis rrogës minimale dhe rrogës maksimale, më e madhja në distancë është në Shqipëri.
A e dini ju të dashur qytetarë se deputeti, se ministri, se kryeministri, se mercenarët dhe zuzarët e Skapit, marrin më shumë se 10 rroga mesatare, 6-7, 10 rroga mesatare. Kjo nuk ndodh kund në botë.
Presidenti i SHBA-së merr maksimumi 5 rroga mesatare, por dhe më pak.
Pra këto 57 miliardë euro, në vend që të rrisnin rrogën minimale në 500 euro, në vend që të mos kishte pension ndën 300 euro, në vend që të kishte minimun jetik 200 euro, në vend që të kishte rrogë mesatave 1200 euro, u përdorën për shumëfishimin e rrogave të hajdutëve të qeverisë.
Çfarë u bë me të tjera? Me të tjera, u vodhën dhe vetëm u vodhën.
A mund të imagjinoni ju që pllakat në sheshet e bashkive kanë kushtuar dy herë e gjysëm, 250 për qind më shumë se Rruga e Kombit, me urat dhe tunelet e saj.
Kjo bandë e pashpirt që i don shqiptarët vetëm për ti vjedhur dhe zbuar nga Shqipëria, duhet të largohet një minutë e më parë.
Ndaj të dashur miq, të vazhdojmë ne betejën pa kthim, mosbindjen civile si rruga e vetme, si rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ky tradhëtar, ky armik i egër i qenies së shqiptarëve, ky hajdut më i madh i të gjitha kohërave, meriton të largohet dhe të pësojë fatin e çdo diktatori, e çdo kryehajduti.
Mosbindja civile, qeveria teknike, zgjedhje të lira. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!