Bushkolaj: Programi i PD-së që vlen të vlerësohet, por do duhej të ishte hartuar edhe me njerëz të faktorit tjetër opozitar

Për gazetarin Elkier Bushkolaj programi i Partisë Demokratike është një ofertë e mirë për kushtet në të cilat ndodhet vendoi.

I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, Bushkolaj theksoi se do të kishte dashur që në këtë program të ishin përfshirë edhe përfaqësues së partive të tjera opozitare, jashtë koalicionit të madh.

“Sa i përket qeverisjes së 12 viteve të mazhorancës, raporti më i fundit i OPDAT-it evidentonte qartazi që pastrimi i parave në ndërtim është problemi më i madh i ekonomisë shqiptare.

Dhe normalisht që ajo shfaqje në sheshin “Skënderbej” nuk më pëlqeu se nuk ëhstë normale të shikosh ministra që kërcejnë në atë farë forme për problemet që ka sot Shqipëria dhe përballet vendi ynë.

Sa i përket pjesëmarrjes ishte e pritshme që të kishte një numër të vogël se këtë ka bërë edhe në fushatat e vitit 2021 dhe 2023 i niste me takime të vogla dhe i mbyll në stadiume, duke treguar forcën dhe fuqinë që ka kjo parti.

Sa i përket opozitës më vjen mirë që tashmë flitet për program dhe në të evidentoj 5-6 pika, si p.sh pensionet.

PD foli për modelin hungarez të strehimit për çiftet e reja apo studentët.

Programi i PD-së është i mirë për kushtet në të cilat ndodhemi, por se sa i implementueshëm është në kushtet e ekonomisë shqiptare kjo është diçka për t’u parë.

Por është një ofertë që vlen të vlerësohet. Normalisht do të doja që të ishte një program i detajuar edhe me njerëz të faktorit tjetër opozitar. Këtë e kanë dëshmuar edhe në takimet që kanë bërë.

Dhe sa i përket pjesës tjetër të opozitës më vjen shumë mirë që ka pjesëmarrje të të rinjve dhe kjo është diçka shumë e mirë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Bushkolaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET