Bushkolaj: Dosja që ka SPAK-u s’është punë fustanesh, duhet të na thuhet se ku jemi prekur nga vjedhjet e Erion Veliajt
Për gazetarin Elkier Bushkolaj përtej fakteve të dala nga hetimet dhe përgjimet, qytetarëve shqiptarëve duhet t’u thuhet se ku janë prekur nga vjedhjet e Erion Veliajt.
I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, Bushkolaj theksoi se kjo dosje që ka SPAK nuk është punë fustanesh, por duhet parë haracci me lejet e ndërtimit, apo haraçi që paguajnë kompani të ndryshme dhe kjo duhej të kishte qenë “Thembra e Akilit” në këto hetime.
“Problemi është shumë më i madh se Erion Abule në këtë histori dhe nuk është Erion Abule peshku i madh, por duhet të na thuhet se kush është personi përgjegjës mbi Erion Veliajn për lejet e ndërtimit, qoftë për investimet strategjike, qoftë për objektet mbi 9 kate të ndërtuara në Tiranë.
Nuk besoj se Erion Veliaj ka qenë personi që mund ta vendoste i vetëm mekanizmin e incineratorëve dhe për këtë duhet të japë shpjegime dhe llogari SPAK, pasi këtu duhet të merren prokurorët në raport me Erion Veliajn, pasi ky i fundit është vetëm maja e ajsbergut në këtë mega-aferë korruptive ku Erion Veliaj nuk ka vepruar i vetëm”, u shpreh ndër të tjera gazetari Bushkolaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”