Bumçi: Pas arrestimit të liderit të opozitës, demokratët morën kryqin e tyre dhe ringjallën shpresën
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, ka mbajtur fjalën e tij në protestës maratonë në Rrugën e Shpreësë, në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.
Sipas Bumçit, pas goditjeve të njëpasnjëshme të pushtetit të Edi Ramës ndaj Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha duke e arrestuar, demokratët morën përgjegjëistë e tyre duke mbajtur secili kryeqin e tij dhe ringjallën shpresën për të gjithë shqiptarët.
Bumçi: Në atë situatë që dukej e pashpresë, ne jemi një vend i vogël, njerëzit kanë halle, secili mori përgjegjësinë e tij, secili mbajti kryqin e tij, mundimin e tij dhe sot nga ai moment që dukej i pashpresë ne kemi ringjallur shpresën. Ja pra që ringjallja nuk është vetëm një ditë, ringjallja nuk është vetëm dita e Pashëks, ringjallja është çdo ditë që njeriu beson te e mira dhe merr vendim që ai do bëhet e mira, pavarësisht mundimit, sakrificës dhe ja ku jemi.
U goditëm përsëri në 14 maj për të na thënë që nuk ka rëndësi se çfarë bëni ju, ne ju dhunojmë.
Morëm 40% të votave pa emër partie, pa emër kryetari, pa fonde pa komisionerë, pa mbështetje, të izoluar, sa do merrnim ne në kushte të tjera? Me 40% të votave vetëm 7 bashki.
Na goditën për të na thënë që ne u nënshtrojmë mundimet e juaja nuk kanë vlerë. Arrestojnë kryetarin e opozitës, që do të thotë kanë arrestuar gjithsecilin prej nesh. Kur arrestohet kryetari i opozitës është një mesazh për çdo njeri. Çfarë ndodhi? Padyshim një moment i vështirë, kërcënim për çdo demokrat.
Çfarë bëri Putin në Rusi? Burgosi kryetarët e opozitës, vrau kryetarët e opozitës, nuk ka nevojë të vriste dhe burgoste me miliona rusë opozitarë, mjafton të godiste atë që ishte kryetari për të përhapur terror dhe frikë.
Ku jemi sot? Përsëri morëm kryqin tonë, përgjegjësinë tonë dhe sot prodhuam shpresë.
20 shkurti është një ‘Pashkë tjetër’ një ringjallje tjetër është një ditë tjetër e madhe në këtë histori shprese të jashtëzakonshme që e keni krijuar ju të gjithë që jeni këtu.