“Buf, kënetë, çyryk” Baçi: Rama e ka kthyer fushatën në spektakël, se nuk ka mbajtur premtimet
Përmes një interviste në Ora News, analisti Agim Baçi tha se kur Rama nuk jep asgjë dhe thotë Shqipëria 2030 sepse nuk ka çfarë të thotë, sepse nuk i ka mbajtur premtimet për 12 vite.
Baçi: Kur Rama nuk jep asgjë dhe thotë Shqipëria 2030 sepse nuk ka çfarë të thotë, sepse nuk i ka mbajtur premtimet për 12 vite. E ka çuar gjithë fushatën tek forma dhe përmbajtja. Jemi fatkeqësisht tek spektakli.
Njerëzit dinë buf, kënetë, çyryk dhe gjëra të tilla, por sa se çfarë ndodh me taksat. Çdo njeri sot e ka të vështirë se ku shkojnë paratë e tij. Rama e ka përcaktuar kundërshtarin e tij dhe ka bërë më të rëndësishëm spektaklin sesa debatin në fushatë.