Blushi takim me kryesinë e PL-së në njësinë Nr.7: Çdo ditë është vendimtare për të përcaktuar fitoren tonë
Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim organizativ me Kryesinë e Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.7 në Tiranë.
Postimi i Blushit:
Një takim organizativ me Kryesinë e Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.7 në Tiranë.
Motivimi i jashtëzakonshëm, energjitë e ripërtërira, organizimi i hekurt dhe rezultatet tepër pozitive nga puna në terren projektojnë qartësisht Ndryshimin e Madh më 11 Maj.
Por puna nuk do të ndalet asnjë sekondë.
Çdo ditë është vendimtare për të përcaktuar Fitoren tonë.
Është jetike që në këto pak muaj të bëjmë gjithçka për të garantuar pjesëmarrjen në zgjedhje të çdo anëtari dhe mbështetësi të Partisë së Lirisë në Diasporë.
Kemi një program të shkëlqyer, 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, që meriton të votohet nga çdo shqiptar i ndershëm e patriot.
I qëndrojmë besnik gjithçkaje që premtojmë sepse i kemi dhënë provat që jemi parti patriotike dhe partia e fjalës së mbajtur.