Blushi: SPAK merret me Harabelin ndërkohë krokodilin e ka në Bashki! Veliaj të ndërtojë bustin e Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi kryebashkiakun Erion Veliaj si “armikun më të madh të qytetit” dhe akuzoi Bashkinë e Tiranës se është kthyer në një strofull krimi e hajdutërie.

Sipas Blushit, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të ndëshkojnë korrupsionin e nivelit të lartë, duke i siguruar imunitet politik Veliajt. Ai vuri në dukje problemet e rënda me trafikun, mungesën e ujit të pijshëm dhe shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve.

Blushi kritikoi SPAK-un për mbylljen e hetimeve për dosjen “5D” dhe për mungesën e veprimeve konkrete kundër Veliajt. Ai i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë rezistencën dhe të kërkojnë drejtësi. Protesta u shoqërua me thirrje të forta për transparencë dhe ndëshkimin e atyre që kanë abuzuar me fondet publike.

"Përshëndetje qytetarë që jeni sot këtu në këtë protestë të 41-të, për t’i bërë skanerin e radhës këtij institucioni që, për fat të keq, në fillim të mandatit të tretë të kryetarit më të korruptuar, armikut më të madh të këtij qyteti, e ka kthyer këtë institucion në një që vetëm emrin Bashkia e Tiranës nuk e meriton.

Sot ky institucion është kthyer në një komisariat policie; është shndërruar në një strofull të krimit dhe të hajdutërisë më të madhe në këtë qytet. Tani ka mbetur vetëm një vendim pa u marrë: që Erion Veliaj të firmosë ndërtimin e bustit të Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës, sepse është Altin Dumani ai që sot i siguron imunitet politik kryehajdutit të Tiranës, i cili çdo ditë në detyrë fut duart në xhepat e qytetarëve.

Çfarë ka ndryshuar në këto tre mandate të Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës për qytetarët e këtij qyteti? Trafiku është më i rënduar se kurrë, ndërkohë që qindra milionë euro janë hedhur për infrastrukturë, dhe megjithëse dhjetëra milionë euro janë shpenzuar, kostoja kilometrike e Unazës së Re të Tiranës është alarmante. Në krye të mandatit të tretë, Tirana vazhdon të jetë pa ujë. Në këtë mandat, qytetarët e Tiranës kanë humbur pronat e tyre të ligjshme, sepse ky institucion, me ekspertiza të manipuluara, ka shembur shtëpitë e qytetarëve.

Hetimet nga SPAK për dosjen “5D” u mbyllën për Erion Veliajn, por nuk u pa askund drejtësi. Dhe tani SPAK na fton të ndjekim gjurmët e harabelit kur krokodili është këtu para nesh, çdo ditë, përballë këtij institucioni.

Meruni me krokodilin, mos na tregoni tangat e harabelit, sepse ky hajdut ordiner nuk mund të ndeshkohet si Al Capone, vetëm për evazion fiskal.'- u shpreh Blushi.

Fjala e Kryetarit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi, në protesten përpara Bashkisë së Tiranës.

Përshëndetje të dashur qëndrestarë që jeni sot ktu, në këtë protest të 41, për ti bërë skanerin e rradhës këtij Institucioni që për fat të keq, në fillim të mandatit të 3- të të Kryetarit më të korruptuar, armikut më të madh të këtij qyteti, e ka kthyer këtë Institucion në një Institucion që për fat të këq vetëm emrin Bashkia e Tiranës, nuk e meriton.

Sot ky Institucion është kthyer në një komisariat policie, ky Institucion është kthyër në një strofull të krimit dhe të hajdutërisë më të madhe në historinë e këtij qyteti.

Tani ka mbetur vetëm një vendim pa u marrë, që Erjon Veliaj të firmosë ndërtimin e bustit të Altin Dumanit tek plehërat e Sharrës.

Sepse është Altin Dumani që sot I garanton imunitet politik kryehajdutit të Tiranës, I cili cdo ditë në detyrë fut duart në xhepat e qytetarëve.

Cfarë ka ndryshuar në këto tre mandate të Erjon Veliajt në krye të Bashkisë të Tiranës për qytetarët e Tiranës?

Trafiku është më I rënduar se kurrë edhe pse qindra - milionë euro janë hedhur për infrastrukturën.

Edhe pse dhjetra – milionë euro kostoi kilometric I Unazës së Rë të Tiranës. Në krye të mandatit të tretë Tirana është ende pa ujë të pijshëm.

Në krye të mandatit të tretë qytetarët e Tiranës kanë humbur pronat e tyre të ligjshme, sepse ky Institucion me firma të manipuluara, me ekspertiza të manipuluara ka shembur shtëpitë e qytetarëve, ka grabitur pronat e tyre të ligjshme.

Në krye të mandatit të tretë Tirana është ende pa shkolla ose dhe ato shkolla që funksionojnë, vijojnë të jenë me dy turne edhe pse nga xhepat tuaj janë paguar rreth 50 milionë euro taksë për infrastrukturën arsimore, për të cilat as SPAK- u nuk ka bërë hetim dhe as Kontrolli I Shtetit nuk ka bërë ndonjë verifikim.

I vetmi ndryshim në këto tre mandate në krye të Bashkisë së Tiranës, është pasuria e paligjshme që ky Kryetar ilegjitim Bashkie ka shtuar dhe vazhdon të shtojë ditë mbas dite dhe hetimet ku kanë përfunduar?

E trajtojnë Erjon Veliajn sikur të ishte një xhepist urbani, kur ndërkohë ai është hajduti më I madh, hajduti më I frikshëm që ky Kryeqytet ka njohur gjatë gjithë historisë së saj.

Emrin e tij, Altin Dumani, nuk e sheh tek Inceneratori fantazme I Tiranës, që këtë vit, nga 80 do të paguhet 90 mijë euro në ditë.

Emrin e tij, Altin Dumani, nuk e sheh tek dosja kriminale e Organizatës më të rrezikshme që ky Institucion nga ndërtuar ndonjëherë, Organizatës kriminale 5D. Hetimet u mbyllën, por Erjon Veliaj nuk u pa asgjëkundi.

Dhe tani SPAK- u na fton të shohim gjurmët e “ Harabelit” kur "Krokodilin"e ka këtu para nesh, e ka cdo ditë para këtij institucioni. Merruni me "Krokodilin"mos na tregoni “ Harabelin”.

Sepse ky hajdut ordiner, ky delinkuent, nuk mund të ndëshkohet si AlKapone për evasion fiskal. Ky ka kryer vrasje dhe në ndërgjegjen e tij do të rëndojë gjithmonë vrasja e Altin Gjoklajt.

Ky kriminel ka marrë më qafë qindra e mijra familje në Tiranë , jo vetëm duke mos ju dhënë shërbimet që ata meritojnë , jo vvetëm duke ju vjedhur taksat, por edhe duke ju rrëmbyer pronat e tyre të ligjshme.

Sepse ky hajdut që sot paguan 15 mijë lek të vjetra në muaj, për një familje me katër anëtarë në ndihmë ekonomike, paguan 20 mijë euro për majmunin e Kopshtit Zoologjik.

Sepse ky hajdut që le sot pa banesa sociale shtresat më në nevojë të këtij qyteti, që sot humbin ndjenjat në protest para Bashkisë së Tiranës, ju jep shtëpi atyre që deklarojnë me krenari se nuk janë burra por janë gra, se nuk janë gra por janë burra me tanga.

Sepse ky hajdut nuk e ka patur kurrë vëmendjen dhe nuk e ka kurrë fokusin tek qytetarët, por vetëm te grabitja e taksave të tyre. Ndaj me të drejtë Altin Dumani e meriton bustin që vjen era Lanë, fiks tek Landfilli i Sharrës.

Sepse është ky kriminel që mbron këtë kriminelin tjetër dhe në anën tjetër ndalon pa fakte, pa prova penale, rrëmben në mënyrë kriminale Presidentin e Partisë së Lirisë.

Mban një vit në izolim Liderin historik të PD- SË, Prof. DR. Sali Berishën për krime që ata nuk I kanë kryer kurrë, kur ndërkohë provat për këtë hajdut ulërasin nga Tirana në Uashington.

Ndaj është koha të organizohemi më fort dhe ti tregojmë vendin këtyre hajdutëve, që për fat të keq sot mbrohen nga një strukturë kriminale, që në këmbim të një mandati të përjetshëm sot , po bën pazar në kurriz të gjakut, mundit dhe të djersës të qytetarëve të Tiranës.

Erjon Veliaj nuk duhet të përfundojë në burg, sepse kështu mendon Belinda Balluku, jo, sepse kështu ai amnistohet nga këto krime të shëmtuara. Erjon Veliaj nuk meriton të jetë në burg sepse gjoja e ka shitur Edi Rama, jo.

Ai duhet të jetë në burg për të gjitha ato krime monstruoze, për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për miliona e miliona euro që gllabëron cdo ditë nga buxheti I Bashkisë së Tiranës. 

Boll me këtë tender të shpifur, do të hyje para apo pas zgjedhjeve të 11 Majit. Erjon Veliaj e ka prerë një biletë pa kthim dhe ajo është bileta për në qeli.

Për në qelinë ku ai e meriton të mos dalë më kurrë dhe për tu bërë shembull që nesër askush më të mos guxojë të futi duart në xhepat e qytetarëve.

Faleminderit dhe fitorja do i përkasë Opozitës, fitorja do i përkasë qytetarëve të Tiranës.

NDIQNI LIVE PROTESTEN TE BASHKIA E TIRANES

EMISIONET