Blushi: Partia e Lirisë i ka qëndruar shumë strikte marrëveshjeve me Partinë Demokratike

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend ku Berisha paralajmëroi protesta nga ana e opozitës.

Blushi u shpreh se Partia e Lirisë ka qenë shumë luajale me partinë Demokrate.

‘’Partia e Lirisë ka qenë shumë luajale deri tani me partinë Demokratike. Ka qenë një forcë që ka qëndruar shumë strikte marrëveshjeve me partinë Demokratike.

PL nuk e ka vënë në diskutim nëse do jetë apo jo pjesë e protestave, nëse është apo jo e pozicionuar kundër kësaj qeverie. Partia e Lirisë është shumë e qartë në këtë pikë.

Një nga kushtet që u vendos para marrëveshjes së zgjedhjeve lokale ishte zbatimi iligjit së referendumeve dhe mungesa e cdo lloj bashkëpunimi me Edi Ramën’’, tha ndër të tjera Blushi.

 

EMISIONET